| Homazhe me rastin e 68 Vjetorit i rënjes Heroike të Zenel HAJDINIT |
| E Hn 08 Mars 2010 10:45 |
|
Prishtinë-Medvegjë 7 Mars 2010(Medvegja.net)
Deri sa viteve të kaluara shenohej me krenari rënja heroike e Zenel HAJDINIT ,nga shkolla fillore që mban emrin e këti heroji në Tupallë dhe nga komuna e Medvegjës . Për veprën e madhe heroike të Zenel Hajdinit nga Tupalla e Medvegjes flasin edhe shum objekte shkollore-arsimore,rrugë të ndryshme në Kosovë,Maqedoni,Medvegjë,Preshevë e Bujanoc që edhe sod e kësaj dite, 68 vite pas rënjes Heroike mbajnë me krenari të madhe emrin e Zenel Hajdinit Por jo të gjith e harruan këtë përvjetor ,Medvegja Forum dega në Medvegjë rrespektivisht aktivistët e Forumit të prirë nga Albert Salihu që njëherit është edhe përfaqësus i Forumit për Medvegjë,bënë homazhe para varrit të Zenel Hajdinit në Tupallë.Me këtë rast në mënyr simbolike u vun lule pran varrit të ti. Në të njejtën kohë edhe kryesia e Medvegja Forum selia qendrore në Prishtinë dhe dega e Medvegja Forum në Fushë Kosovë në përbërje Burim UKA,Driton e Faton BEHA,Liridon ZEJNULLAHU,Ilir ARIFI,Jeton EMINI dhe Arsim SYLA .Në mënyrë simbolike vun korora lulesh pran bustit të Zenel HAJDINIT në Prishtinë.Bust ky i vendosur në oborrin e objektit të shkollës fillore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë e që mbanë emrin e ti . Vlen të theksohet se Zenel Hajdini është njëra ndër personalitet më të shquara që ka Medvegja ,ai u lind më 24 qershor 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes. Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe. Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb. Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë. EMRIN TëND… (Kushtuar Zenel Hajdinit nga autori Ramiz Kadriu ) Shkolla të shumta të vendit tim, Nga Tupalla është trimi Nga këto anë e mbar Kosova Ditë festive e gëzimplote Zenel Hajdini është shpallur hero i popullit më 1953. Qoftë i përjetshëm kujtimi për te ,i qoftë i leht dheu i Medvegjës MEDVEGJA FORUM |
| Aktualizimi i fundit ( E Hn 08 Mars 2010 10:52 ) |