Home Lajme Rainca Njoftim: Përfundon akcioni i projektit "Rrethoja e Varrezave" në fshatin Raincë
Njoftim: Përfundon akcioni i projektit "Rrethoja e Varrezave" në fshatin Raincë
E Martë 01 Dhjetor 2009 15:50

rrethoja e ...
rrethoja e varrezave rrethoja e varrezave
Akcioni i projektit “Rrethoja e Varrezave“ Raincë 2009

 

Njoftim

 

Tubimi për akcionin „Rrethimi i Varrezave“ të fshatit Raincë është mbajtur për herë të parë në Rebstein të SG, ku është vendosur që të formohet një grup pune, i cili do të autorizohej për mbledheje e të hollave për organizimin dhe për përfundimin e projektit të „Rrethimit të Varrezave". Në këtë grup pune u zgjodhën:

 
  • Avdyl Memishi, Hajrush Bajrami, Hetem Veseli dhe Sadat Ilazi (Të gjithë me qëndrim të përkohshëm në Zvicërr)
 

Fillimisht ky grup ka organizuar dhe mbajtur disa takime të rëndësishme me bashkëatdhetarët nga Rainca në Zvicërr në këto qytete:

  • Rebstein, 26.04.2009
  • Flums, 02.05.2009
  • Grenchen, 03.05.2009
  • Zürich, 31.05.2009

Nga këto takime është marrë vendimi, që të informohen të gjithë bashkëvendasit dhe të fillohet me mbledhjen e parave deri në fundë të pushimeve verore 2009. Gjithashtu është vendosur që të informohet kryesia e Xhamisë në Raincë (Xhavit Ibrahimi) dhe të bëhet një marrëveshje e përbashkët për përfundimin e suksesshëm të projektit. 

 

Rrethimi i varrezave ka filluar në mesin e muajit Maj 2009 dhe ka përfundu me sukses në fundë të Tetorit 2009(Shiqo fotot në Rainca.com). Buxheti i këtij projekti është si në vijim:

  Të hyrat: 

  • Gjatë akcionit janë mbledhur gjithësej:                                                          37`330.- €

  Punët janë kryer nga këto Firma respektivish Persona: 

  • Beqir Limani ka bërë betonimin e bazës për:                                                4`800.-€
  • Bakani Commerce ka bërë betonimin e kanaleve të bazës (coklles). Firma ka ofru për 1.00. EU dhe ka zbritë nga çmimi 1.50 i tregut, ku 300.- EU janë ndihmë për projektin. Gjithsej paguhet me:                                              1`250.-€.
  • Shera Beton ka ofruar 186m kub beton, sie dhe transportin deri ne vend. Nga çmimi i tregut prej 65.- € ka ofru 58.- €, gjithsej 1`300.-€ ndihmë për projektin. Paguhet në fundë me gjihtsej:                                                        10`800.-€
  • Bici Comercë blihet rrjeti metalik i dy llojeve për:                                           2`052.-€
  • Firma Enylux ka krye punët e rrethimit për:                                                 14`000.-€
  • Firma Zairi ka falë maqinë për pastrimin e varrezave në vlerë prej                     900.-€
  • Dera e Hyrjes ka kushtuar:                                                                           1`000.-€
  • Te Agimi janë paguar për tel 12 mm:                                                                 130.-€
  • Ragmi Sinani  ka bërë prerjen e bagremave dhe është paguar:                            40.-€
  • Skender Mustafa ka bër pastrimin e varrezave dhe është paguar                      130.-€
 ->  Gjithësej daljet nga puna e kryer:                                                       34'200.- € 

 

Nga shuma  e të hyrave prej 37`330.-€ për përfundimin e projektit janë shpenzuar gjithësej 34`200.-€. Ndërsa shuma e mbetur prej 3`130.-€ është paraparë për rregullimin e rrugës tek Varrezat e Fshatit.

 

Grupi punues i përbërë nga Avdyl Memishi,Hetem Veseli,Hajrush Bajrami dhe Sadat Ilazi me ndihmëte madhe edhe nga Emrush Arifi-Grenchen;Ahmet Limani-Flums SG;Faton Jusufi-Bulle(Friburg) falënderojnë përzermsishtë gjithë bashkëfshatarët për kontributin e dhënë në organizim dhe ndihmë financiare për përfundimin e projektit „Rrethimi i Varrezave“ në Raincë.

  

Rorschach (Zvicërr), 09.11.2009

Aktualizimi i fundit ( E Martë 02 Shkurt 2010 09:58 )
 

Comments  

 
+2 #10 Muhameti 2009-12-15 23:19
Bravo organizatorëve, por edhe gjithë donatorëve dhe kontribuesve në këtë projekt.
Ky është projekti më i sukseshmë, që është bërë ndonjëher në Raincë. Mbrenda äfatit të caktuar dhe një kohe shumë të shkurtër purfundoj projekti. Raincalitë dëshmuan, se munden të bëjnë edhe mrrekullit realitet.
Urime gjithve ju qoftë dhe zoti ju shpërbleftë për punën dhe kontributin tuaj
Përshëndetje
Quote
 
 
+2 #9 mali_ch 2009-12-14 22:29
pershendetja nga raincalia esht shum pun e qellurar veq te para raincali
Quote
 
 
+3 #8 shuajb 2009-12-09 23:16
ju uroj shum suksese,per punen qe e kan ber fshataret e rainces po deshiroj edhe ne te ardhmen qe te ket suksese ma shum eselamun aleikum
Quote
 
 
+3 #7 shuajb 2009-12-09 23:14
Quote
 
 
+4 #6 Koni 2009-12-06 16:40
Rrespekt për të gjithë ata që kontribuan dhe për ata që nisën këtë projekt.
Quote
 
 
+4 #5 Emrushi 2009-12-05 19:29
I pershendes perzemersisht organizatoret e ktij aksioni dhe te gjith katundart qe e kan perkrah ket aksion.
Quote
 
 
+3 #4 beki 2009-12-04 16:49
Pun shum e mir i uroj organisatort te ketij projekti,pun shum e dukshme shum mir RAINCALI ??
Quote
 
 
+2 #3 beki 2009-12-02 18:39
Pun shum e mir i uroj organisatort te ketij projekti,pun shum e dukshme shum mir RAINCALI ??
Quote
 
 
+2 #2 admi 2009-12-02 13:25
Urojmë organizatorët për punën e tyre. Kërkojmë falje, që përshkak të editorit të ri kanë mungu disa shkonja apo janë përsëritur.
Sidoqoftë Urime Raincalive këtë projekt shumë të sukseshëm.

Me respekt
Admin
Quote
 
 
+3 #1 genti 2009-12-01 21:25
Bravo Raincali, ma të mirët jeni
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh