| Te Gurët e Dragonjëve |
| E Shtunë 30 Janar 2010 11:29 |
|
Për legjendën në vijim bëhet fjalë për vendin te lumi i kuq, nga i cili edhe e ka marë emrin lumi, i cili derdhe në "rekë të madhe". Nga ai vendë edhe sot delë ujë i kuq përshkak përbërjes së madhe të substancës së metalit të hekurit. Ky preferohet për gjithë vizitorë për bukuritë natyrore që ka. Emërvendi te Gurët e Dragonjëve gjendet në Rekë të Madhe të Raincës, ndërmjet katundeve Raincë dhe Gare. Te Gurët e Dragonjëve buron një ujë i kuq e me erë të rëndë dhe nuk pihet. Për këtë shkak, populli vendës ndryshe këtë vend e quan edhe Uji i Kuq. Legjenda thotë se në vendin te Gurët e Dragonjëve, dragonjtë (dragua: figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm, i cili luftonte trimërisht me kuçedrën) kanë kërcyer në një largësi prej 80 metrash! ( Për këtë arikull "Legjendat e Karadakut" falënderoj personalisht Prof. Dr. Jahi Stanecin nga Presheva) Muhamet Ilazi  |
| Aktualizimi i fundit ( E Shtunë 30 Janar 2010 11:52 ) |