|
Viti 2010 të shënohet në kalendarin e ngjarjeve si edicion i parë Panairi i Librit, Preshevë 2010 |
|
E Diel 31 Janar 2010 19:54 |
|
Ideja që u hodh nga Presheva.com është për t’u përshëndetur sepse me këtë organizim dëshmojmë se Presheva është bashkautore e jetës kulturore në hapsirën mbarëshqiptare. Pas Panairit të librit në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin, etj., edhe kryeqendra e Luginës do të bëhet nikoqire e panairit të librit. Autorët shqiptarë, botuesit, përkthyesit, mediat do të vijnë në Preshevë ku më parë për ta ka qenë e pamundur.
E përshëndes idenë që erdhi nga ideatorët që jetojnë dhe veprojnë në Luginë. Mbi ju bie barra në realizimin e projekteve kulturore. Duhet të formohet një grup punues që do të mirret kryekëput me këtë çështje. Duhet të gjinden njerëzit, jo vetëm që e duan librin por edhe demonstrojnë njohuri profesionale.
Nga përvoja ime që përfitova gjatë organizimit të edicionit të parë Panairi i Librit Nju Jork 2009, ju inkurajoj që të bëni tentativat për të organizuar këtë projekt shumë të nevojshëm për popullsinë tonë. Fillimi është i vështirë, por i realizueshëm. Si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë që veprojmë në Amerikë, do të kontribojmë duke sjellë libra të anëtarëve të Shoqatës. Librat do t’ju dhurohen grupit punues, për t’í përdorur në fondin e panairit.
Libri le të na bashkojë. Në vendin tonë kemi një armatë lexuesish, që e meritojnë një dialog me librin. Me këtë aktivitet kulturor do të fillojë një kapitull i ri në jetën kulturore në Luginë.
Adnan Mehmeti
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Nju Jork, 28 janar 2010
(presheva.com)
|
Comments
por një propozim dhe përkrahje serioze nga zotëri Mehmeti.
Atdhtarët dinë gjithmonë të kontribuojnë vendlindjes në këto kohëra të vështira për kulturën tek ne.
ju lumtë
RSS feed for comments to this post.