Home Lajme Lajmet e fundit
Lajme
GNK rekomandon autonomi për Mitrovicën
Shkruar nga Rainca.com   
E Shtun 28 Gusht 2010 10:59
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK), ka rekomanduar Prishtinën dhe Beogradin zyrtar që gjatë bisedimeve në mes tyre, të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një autonomie të gjerë për veriun e vendit. GNK, në raportin të titulluar “Kosova dhe Serbia pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka sugjeruar Qeverinë e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimin Evropian që të bisedojnë për shumë çështje që mbesin të hapura. Naim Rashiti, analist i GNK-së në Prishtinë, duke komentuar këtë raport, tha se në rast se kjo dështon, atëherë mund vihet në tavolinë edhe çështja e shkëmbimeve të territoreve. Por ka reaguar menjëherë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Rekomandimi i ynë është që në veri, Prishtina sa më shpejtë të ulet me serbët e asaj pjese dhe të formoj një mekanizëm vetëqeverisje në formë autonomie për veriun dhe të ndryshoj status-quon e cila me shpresë do të ndryshonte pozicionin e Serbisë por edhe pozicionin e shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova duhet që sa më shpejtë të qartësoj rrugën drejtë anëtarësimit të plotë në mekanizma ndërkombëtar, OKB dhe BE. Ndërsa në këtë gjendje, dy shtetet kanë bllokuar rrugën e tyre drejt këtij anëtarësimi”, tha Naim Rashiti, përfaqësues GNK-së për Kosovë.
“Nuk do të ketë në asnjë rrethanë, as këmbim territoresh, as autonomi dhe as biseda me Serbinë për çështjen e serbëve të Kosovës. Me Serbinë do të ketë vetëm partneritet ndërshtetëror. Nuk kemi shumë çështje të hapura në kuptimin për Kosovën që të bisedojmë me Serbinë”, ka deklaruar Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës. (Shkelzen Osmani, Alsat-M.tv)
Aktualizimi i fundit ( E Shtun 28 Gusht 2010 11:08 )
 
88 vende shtesë për studentët të Luginës së Preshevës dhe 800 abetare falas
Shkruar nga Rainca.com   
E Mart 17 Gusht 2010 13:41

Ministria e Arsimit premton 88 vende shtesë për studentë të Luginës së Preshevës dhe 800 abetare falas për nxënës të kësaj ane.



Fillimisht këtë vit së bashku me rektorin e Prishtinës Ministria e Arsimit ishte dakorduar që të ndahen 146 vende për studentë të Luginës së Preshevës. Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj në një takim me kryetarin Ragmi Mustafa tha se ndihma për arsimimin e shqiptarëve të kësaj ane është obligim moral i Republikës së Kosovës. Krahas kësaj Ministri Hoxhaj është shprehur se është duke lobuar tek ambasadat e ndryshme që ato të bëjnë trysni ndaj Serbisë që të pranojë diplomat e Kosovës. Kryetari i Luginës së Preshevës ka falënderuar Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë së Kosovës për ndihmën dhe mirëpritjen e dhënë. Lugina e Preshevës nuk ka asnjë fakultet në gjuhën shqipe. (rtklive)
Aktualizimi i fundit ( E Mart 17 Gusht 2010 13:45 )
 
<< Fillim < Mparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL