Home Lajme Lajmet e fundit
Lajme
Kompromis mes Serbisë dhe BEsë për Rezolutën
Shkruar nga Rainca.com   
E Mrkur 08 Shtator 2010 20:35

Serbia do ta paraqes Rezolutën në Nju Jork. Mes Serbisë dhe BE është arritur një komromisë në ndryshimin e Rezolutës për Kosovën, për të cilën do të votohet nesër në OKB. Verzioni jozyrtarë, i përkthyer nga shumë media është:

a) E vetëdijshme për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b) Duke marrë parasysh funksionet e saj dhe autorizimet në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke u thirrur në Rezolutën e saj 63/3 të tetorit 2008. me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të jap mendimin këshillëdhënës lidhur më pyetjen në vijim: ” A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare?;

d) Duke e marrë në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND, të datës 22 korrik 2010, lidhur me atë nëse pavarësia e shpallur njëanshëm është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të të njëjtit, përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi;


e) Merr në dijeni përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND për atë nëse pavarësia e shpallur njëanshëm është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, si përgjigje në kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të lehtësojë procesin e dialogut midis palëve. Procesi i dialogut vetiu do të ishte faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit ne rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim përparimin e bashkëpunimit, realizimin e avansimit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe përmirësimin e jetës së njerëzve ”. (nga agjencitë)

Aktualizimi i fundit ( E Mrkur 08 Shtator 2010 20:43 )
 
GNK rekomandon autonomi për Mitrovicën
Shkruar nga Rainca.com   
E Shtun 28 Gusht 2010 10:59
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK), ka rekomanduar Prishtinën dhe Beogradin zyrtar që gjatë bisedimeve në mes tyre, të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një autonomie të gjerë për veriun e vendit. GNK, në raportin të titulluar “Kosova dhe Serbia pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka sugjeruar Qeverinë e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimin Evropian që të bisedojnë për shumë çështje që mbesin të hapura. Naim Rashiti, analist i GNK-së në Prishtinë, duke komentuar këtë raport, tha se në rast se kjo dështon, atëherë mund vihet në tavolinë edhe çështja e shkëmbimeve të territoreve. Por ka reaguar menjëherë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Rekomandimi i ynë është që në veri, Prishtina sa më shpejtë të ulet me serbët e asaj pjese dhe të formoj një mekanizëm vetëqeverisje në formë autonomie për veriun dhe të ndryshoj status-quon e cila me shpresë do të ndryshonte pozicionin e Serbisë por edhe pozicionin e shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Kosova duhet që sa më shpejtë të qartësoj rrugën drejtë anëtarësimit të plotë në mekanizma ndërkombëtar, OKB dhe BE. Ndërsa në këtë gjendje, dy shtetet kanë bllokuar rrugën e tyre drejt këtij anëtarësimi”, tha Naim Rashiti, përfaqësues GNK-së për Kosovë.
“Nuk do të ketë në asnjë rrethanë, as këmbim territoresh, as autonomi dhe as biseda me Serbinë për çështjen e serbëve të Kosovës. Me Serbinë do të ketë vetëm partneritet ndërshtetëror. Nuk kemi shumë çështje të hapura në kuptimin për Kosovën që të bisedojmë me Serbinë”, ka deklaruar Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës. (Shkelzen Osmani, Alsat-M.tv)
Aktualizimi i fundit ( E Shtun 28 Gusht 2010 11:08 )
 
<< Fillim < Mparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL