Home Rainca Lokacioni
Lokacioni
Përshkrim i Raincës
E Mrkur 11 Tetor 2006 00:42

Fshati Raincë (serbishtë Rajince) është në Komunën e Preshevës (Regjioni Pçinski të Serbisë Jugore). Gjeografikisht fshati gjendet po thuajse në mes të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe kufizohet me Kosovën.

Fshati gjendet në Luginë dhe në mesë të tij kalonë “Lumi i Gjakut”, i cili në krye të fshatit i bashkohen “Lumi madhë” dhe “Lumi Vogël”. Rainca sot ka mbi 450 shtëpi, me mesatarisht 4.38 Anëtarë për shtëpi, dhe me ndërtim është në zgjerim të mëtutjeshëm në drejtim të binarëve.

 Përbërja etnike: Rainca është e banuar kryesisht me shqiptarë, por ka edhe komunitete tjera siç është dëshmua në tabelë e më poshtme.

 

Përbërja Etnike sipas Regjistrimit të 2002
         
Shqiptar    1944 99,48%
Serb    2 0,1%
Rome    1 0,05%
Panjohur    6

0,3%

 

Sipas regjistrimit te fundit (2002) në Raincë jetojnë 1954 banorë*, ku 1191 janë të moshës madhore, kurse mosha mesatare është 28.8 vite. Me banim të përhershëm janë 2933 Banorë, ku sipas ligjit të fundit janë përfshirë edhe personat të cilët jetojnë jashtë vendit. Për këtë arsye këto dy shifra në tabelë janë diferencuar. Nga kjo konkludojmë, se në Raincë ka pas një ulje të natalitetit (shih grafikën mëposhtëm). Kjo rrjedhë si pasojë e ndryshimit të ligjit, por edhe e shpërnguljes së gjeneratave të reja.

 Viti  Banorë Banorë*
 1984  1426  
 1953  1742  
 1961  1683  
 1971  1832  
 1981  2020  
 1991  2110  1907
 2002  2933  1954
Aktualizimi i fundit ( E Diel 31 Janar 2010 20:04 )