Home Lajme Lugina e Preshevës
Lugina e Preshevës
Ragmi Mustafa nuk e njehë Këshillin Nacional
Shkruar nga Rainca.com   
E Martë 13 Prill 2010 18:22

Ne nuk do ta njohim Këshillin Nacional të shqiptarëve dhe nuk do t’i përfillim vendimet e tij .Edhe nëse bllokohet puna e adminsitratës lokale ne prap nuk do t’i njohim vendimet e tilla. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe le të vendosë populli.

Intervista e plotë

 
Plagoset nga shpërthimi polici Blerim Mustafa
E Martë 16 Shkurt 2010 15:05

Operohet me sukses polici i lënduar

Sipas zëdhënësit të qendrës Klinike të Serbisë, Drago Jovanoviq, polici Blerim Mustafa nga Bujanoci i cili kishte marrë plagë nga shpërthimi i mbrëmshëm, është operuar dhe gjendja e tij është stabile.
Sipas z.Jovanoviq, Mustafa kishte marrë lëndime të rënda gjatë detonimit që kishte ndodhur në veturën e tij Peugeot 205.

 

Plagoset nga shpërthimi polici Blerim Mustafa

Një pjestarë shqiptarë I policisë multietnike në Bujanoc është lënduar rëndë, nga shpërthimi i mbrendshëm, I shkaktuar nga  persona deri tani të panjohur,  të cilët sipas hetimeve të para, kishin vendosur nën automobilin zyrtatrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një mjet shpërthyes.

Si pasoj Blerim Mustafa pjestarë I polcisë multietnike me lëndime të rënda trupore është dërguar në Qendrën Urgjente Spitalore në Beograd, derisa bashkëshortja  e tijë Lutfije Mustafa dhe dy kalimtare të rastit kanë pësuar lëndime të lehta.

Ministri Serb I Punëve të Brendshmë Ivica Daciq I cili e kishte pritur në Qendrën Urgjente në Beograd policin e lënduar, para mediave serbe shpërthimin e ka cilësuar sic ka thanë atak të grupeve  terroriste që depërtojnë nga teritori I Kosovës, derisa ka paralajmruar prezenc më të madhë të forcave serbe të sigurisë në këtë rajon për parandalimin e veprimeve teroriste.

Nga ana tjetër në vend ngjarje për hetime sot ka qëndruar Drejtori I Policisë Serbe Miodrag Veljoviq I cili është zotuar se do t`I nën pranga të gjithë aktorët e këtij sulmi.

Ndërkoh, përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptarë duke e dënuar këtë vepër të kujt do qoftë , kanë kërkuar që para verizonit  zyrtar të organave të hetuesisë  të mos ipen vlerësime  të pabaza, me qëllim të kontributit në ruajtjen e stabilitetit në Bujanoc.

Ndërkaq, shpërthimi ka ndodhur rreth dy qindë metra larg ndërtesës së Kuvendit Komunal, në fillim të rrugës ku jetojnë shqiptarët. Sipas policisë, Blerim Mustafa para pak kohësh ishte transferuar nga Bujanoci për të punuar në vendkalimin kufitar të Preshevës me Maqedonin. Po sipas informative të policisë serbe mësohet se familja  Mustafa, disa herë ishte sulmuar nga persona të panjohur.

Ndryshe shpërthimi I sotëm është I pari I regjistruar në vititn 2010, ndërkoh që ka tensionuar gjendjen edhe ashtu të brishtë  në Luginën e Preshevës.

Presheva.com

Aktualizimi i fundit ( E Diel 21 Shkurt 2010 13:12 )