Home Lajme Rajoni
Rajoni
Serbi: Zbulohet varr masiv
Shkruar nga Rainca.com   
E Hn 10 Maj 2010 22:33

parajsa.com

BEOGRAD- Një varr masiv me eshtrat e rreth 250 shqiptarëve nga Kosova të vrarë gjatë luftës në 1998-1999 është zbuluar në Serbinë jugore. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga zv prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukcevic. “Besojmë se në këtë varr gjenden eshtrat e rreth 250 kosovarëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999. “Kemi dhënë urdhër të nisin gërmimet” – ka thënë zv prokurori, i cili ka shtuar se varri masiv është gjetur në Rudnicë,afër Raskës në Serbinë jugperëndimore jo larg kufirit me Kosovën. (balkanweb.com)

 

Aktualizimi i fundit ( E Mrkur 12 Maj 2010 12:43 )
 
Tërmet në rajonin e kufirit shqiptar-malazez
E Enjte 11 Shkurt 2010 23:09
Enti Sizmik i Malit të Zi në orën 3:25 minuta të mëngjesit të sotëm ka regjistruar një termet të intensitetit të mesëm, me epiqendër 21 km në juglindje të Podgoricës-në kufirin malazez-shqiptar, në pellgun e liqenit të Shkodrës....

Intensiteti i termetit në epiqendër ka qenë 4.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, përkatësisht 6 gradë sipas Merkalit. Ky ent njofton se termeti ka ndodhur në një thellësi prej 18 km. Ai është ndier në Podgoricë, Tivar, Ulqin dhe në viset tjera që gravitojnë rreth liqenit të Shkodrës.
Përveç panikut të qytetarëve, nuk është raportuar për dëme materiale apo në njerëz.

(rtklive.com)

Aktualizimi i fundit ( E Diel 21 Shkurt 2010 13:12 )