|
Konflikti i fundit në “Luginë të Preshevës” u zhvillua mes forcave të Ushtrisë Clirimtare të Preshëve, Medvegjës dhe Bujanocit (UҪPMB-së) dhe ish armatës Jugoslave dhe Policisë. UҪPMB-ja ishte në disa zona në Luginë në “Luginë të Preshevës”. Zona e Karadakut të Preshevës ishte e ndarë në disa nënzona, ku kishte edhe një pikë mbrojtëse në Shoshajë të Epërme. UҪPMB -ja përbëhej në këtë zonë mbrojtëse prej shumë vullnetarëve nga fshatrat e komunës së Preshevës si dhe vullnetarë tjerë nga rajoni. Në Shoshajë të Epërme u zhvilluan luftime të ashpra mes UҪPMB -ës dhe ish Armatës Jugosllave. Armata Jugosllave përdori përveç tankeve minahedhës edhe topave të kalibrit të mëdhenj. Ajo i gjuajti pozicionet e UҪPMB-ës prej distancave të largëta - prej fshatit Samolic dhe Tërdhave (afër Rahovicës). Fshati Shoshajë e Epërme u dëmtua shumë, por pozicionet e UҪPMB -ës nuk u lëkunden kurë. Distanca ajrore e forcave Jugosllave përballë UҪPMB-ës ishte diku vetëm rreth 300 m. Megjithatë në radhët e UҪPMB-ës në Shoshajë të Epërme përveç të plagosurve për fat të mirë nuk pati të vrarë. Thuhet, se as në radhët e ish armatës Jugosllave nuk pati të vrarë në ushtarë të rregull, përveç ndoshta në vullnetarë apo mercenar të paguar. Mirëpo armata Jugosllave kishte dëme në teknikë ushtarake. Të dy forcat kishin disi një respekt të dyanshëm, edhe pse në raport të forcës ushtarake ishin sikurse Davidi përball Goliatit. Në njërën anë fshati Raincë mbahej i rrethuar nga katër anët me tanke. Dhe duhej një humbje minimale në njerëz në teren të armatës Jugosllave, ku do të kishte pasur pasoja shumë të mëdha për Raincën por edhe fshatrat tjera për rreth. A Yugoslav army soldier sits in a trench manning a Black Arrow sniper rifle near the Southern Serbian village of Rajince outside the 5km buffer zone with Kosovo, March 13, 2001. A ceasefire between ethnic Albanian guerrillas and state security forces was holding in Serbia's volatile Presevo Valley region bordering Kosovo and Macedonia. (Goran Tomasevic/Reuters) - Mar 13 12:56 PM (marë nga aeronautics.ru) Në anën tjetër në një terren malor nuk ndihej as armata Jugosllave gjithnjë e sigurt dhe kalkulonte çdo aksion kundër Raincës apo fshatrave përreth, sepse do të pasonin aksion hakmarrëse të çlirimtarëve. Gjithashtu duhet falënderuar çlirimtarëve të UҪPMB-së për përmbajtje, shkathtësi dhe trimëri, por parasëgjithash falë komandës së përsosur. Sa i përket komandës profesional këtu ka një meritë të veçantë pa dyshim Komandanti i pikës dhe zonës „Delta“, Bardhyl Osmani, i cili u respektua nga të gjithë për trimërinë dhe modestin e tij. Bardhyl Osmani ishte pikërisht ai, i cili luftoi në vij të parë të frontit kur bëhej luftë e ashpër. Ai nuk kursej asgjë, që ti dalë në ndihmë shokëve dhe ushtarëve jo vetëm në Shoshajë por në tërë zonën. Përveç Deltës kishte edhe shumë ushtarë tjerë të dalluar dhe të respektuar në Shoshajë të Epërme. Aty kontribuuan edhe vet Raincalit, të cilët furnizuan pa ndërpre me ushqim ushtarët e UҪPMB-së, edhe pse Rainca ishte e rrethuar dhe e rrezikuar nga katër anët. Më në fund vlen të theksohet kurioziteti i kësaj lufte të Shoshojës së Eperme me asnjë të vrarë në radhët e UҪPMB-ës, ku pakë lufta u zhvilluan në Ballkan ku nuk pati asnjë të vrarë si kjo Beteja e Lavdishme të ushtarëve të UҪPMB-ës. (Kjo është një përmbledhje nga bisedat autorit Muhamet Ilazi me bashkëfshatare. Ky shkrim është në përpunim të mëtutjeshëm) |