|
Shkollimi në gjuhën shqipe për herë të parë është paraqitur gjatë luftës së dytë botërore respektivisht më 14. shkurt 1945(65 viteve). Mësimi zhvillohej deri në klasën e IV në dy gjuhë: shqipe dhe serbe, ku kishte vetëm 2 paralele.
Fillimi ishte i vështirë në atë kohë, si për motivimin e nxënësve për të vijuar mësimin, po ashtu edhe për sigurimin e objektit shkollor. Objekti shkollor ishte siguruar në oborrin e xhamisë, falë iniciativës e disa arsimdashësve. Në veçanti vlen të përmendet Sinan Sinani që për herë të parë inicioi shkollimin e gjeneratës së parë në gjuhën shqipe me 28 nxënës të moshave të ndryshme. Kjo iniciativë ishte përkrahur fuqishëm nga heroi ynë Abdulla Krashnica, i cili nga brigada Kosovaro-Maqedone ndau nga radhët edhe mësuesin e parë Fehmi Salihun nga Përlepnica, i cili disa vite me radhë ka dhënë kontributin e veçantë në edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe në fshatin tonë.
Si shkollë tetëvjeçare në gjuhën shqipe dhe serbe filloi punën më 01.09.1953. Gjenerata e par kryen kl. VIII në Qershor të vitit 1957 ku radhitet ndër shkollat e para fillore të themeluara në komunën e Preshevës me përfshirjen e të gjithë nxënësve të fshatit Raincë dhe të një numri jo aq të vogël që erdhën nga fshatrat Letovicë, Bërçec, Gare, Nasalc, Bilaç, Shoshaj e Poshtme,Vërban dhe Samolic, kurse paralele e ndarë ka qenë Corrotica, Bërçeca dhe Garja. Në vitin 1978 në shkollë mbeten vetëm 3 nxënës serb dhe po këtë vit ndërpritet mësimi në gjuhën serbe.
Prej vitit 1967 shkolla jonë nga emri që kishte ,,Bratsvo,, merr emrin e heroit ,,Zenel Hajdini,, që edhe sot e mban me krenari.
Zenel Hajdini lindi më 24 Maj 1910 në fshatin Tupallë Jabllanica e epërme komuna e Medvegjës. Për tu shkolluar Zeneli udhëtoi edhe 16 km. në ditë. Pas një viti pushimi u punësua si nëpunës në komunën e Medvegjës. Me që babai i Zenelit nuk kishte kushte materijale për ta shkolluar të birin, shkolla ia siguroi bursën dhe më 1928 u regjistrua në Medrese të cilën e kreu me sukses në vitin 1936. Aktivitetin e vet progresiv e filloi në Medrese dhe u tregua mjaft aktiv.
Më 1936/37 Zeneli regjistrohet në fakultetin filozofik drejtimi Matematikë-Fizikë, si student merret me veprimtari revolucionare në lëvizjen e studentëve të asaj kohe e që ishte shkak që studimet nuk i shkonin mirë. Për këtë u informuan organet e pushtetit dhe hapën procedurën penale më 25 prill 1939 Zeneli paraqitet ne gjyq. Zenel Hajdini gjat luftës ishte anëtar i shtabit të atëhershëm. Në ofanzivën dimërore të 8 marsit 1942 në shpatin e malit të Gazdinës u vra heroikisht. Për këto merita që i tregoi më 9 tetor 1953 shpallet hero i popullit.
Që nga fillimi atëhershëm nga kjo shkollë janë edukuar dhe arsimuar gjatë 65 viteve gjenerata të ndryshme, të cilët në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm kanë arritur të magjistrojnë dhe të doktorojnë në shkenca të ndryshme.
Objekti shkollor që punon edhe sot është lëshuar në përdorim për her të parë më 1980, kurse më 1. janar 1985 paralelja e ndarë në Corrotic mvehtësohet si shkollë fillore (8 klasëshe)Numri i nxënësve në shkollën tonë ishte 452 nx.prej kl.I-VIII me 16 paralele dhe 8 nx.në paraleln e ndarë në Gare. Për shkak numrit të vogël të nxënësve shuhet paralelja e ndarë në Bërçec dhe po ashtu më 1990, për shkak të numri të nxënësve shuhet edhe paralelja e ndarë në Gare.
Në vitin shkollor 2009/10 shkolla numëron gjithsej 294 nxënës me 15 paralele prej I-VIII. Për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve vetëm klasa e II ka vetëm 1 paralele. Shkaqet kryesore të zvogëlimit numrit të nxënësve janë: papunësia e cila ka shkatuar migrimin e kësaj popullate dhe zvogëlimi i natalitetit.
Me rëndësi të veçantë është se këtë vit shkollor me ndihmën e komunës sonë edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim edhe salla e edukatës fizike që tani e tutje nxënësit e kësaj shkolle do ta kenë mundësin e zhvillimit të shumë aktiviteteve sportive aktivitet sportive që ka qenë nevojë e kamotshme e kësaj shkolle.
Sh. f. ,,Zenel Hajdini,, këtë vit shkollor 2009/2010 numëron 37 punëtor të rregullt, prej tyre 27 punëtor arsimor që punojnë drejtpërdrejtë në procesin edukativo-arsimor, 5 administ. (Gjith.32) pun.arsim. dhe 5 punëtor ndihmës.
15 profesor 46.88 %
13 arsimtar 40.62 %
4 me sh.të mesme 12.50 %
Kuadri arsimor është i plotsuar mbi 90 %
Nga numri përgjithshëm i punëtorëve 37, punëtor administrativ 3, bashkëpunëtor profesional 1 dhe bibliotekist 1
4 punëtor ndihmës dhe 1 mirëmbajtës i nxehjes qendrore të shkollës.
(Historiati është përgatitur nga drejtori i shkollës Avni Ibrahimi, i cili e kishte mbajtur para të pranishme gjatë manifestimin e ditës së shkollës 24. Maj.2010 vit. 65 vjetorin e shkollimit në gjuhën shqipe,dhe 54 vjetorin e gjeneratës së parë që kanë kryer kl.VIII)
|