|
Të gjithë sportistët, futbollistët, trajnerët dhe pedagogët shqiptar në të ardhmen duhet të punojnë që futbolli shqiptar të fitojë në kualitet, efikasitet dhe atraktivitet e posaçërisht të zbatojnë "fair play"-in. Teksti i shkruar në këtë libër është produkt i studimeve, përvojës dhe punës shumëvjeçare teorike dhe praktike në lojën e futbollit, konsultim i literaturës dhe publikimeve vendore dhe të jashtme.
Në libër shtjellohet ana metodike e procesit të trajnimit, koncepcioni modern i lojës së futbollit, udhëheqjes, planifikimit, periodizimit, ngarkesës, rikuperimit dhe dimenzionit teknik -taktik - psikik nga aspekti praktik e teorik në nivelet e futbollit të sotëm. Qëllimi, detyrat dhe përmbajtja integrohen në procesin e pregaditjes, zhvillimit dhe formimit kompleks të futbollistëve dhe të ekipit.
Në këtë libër gjithashtu janë prezantuar dhe analizuar metoda, forma dhe mjete më të sofistikuara sa i përket didaktikës dhe metodikës së futbollit, zhvillimit dhe formimit kompleks psiko fizik të sportistit, formimit të ekipit, teknologjia e avansuar e procesit të trajnimit, kauçimit dhe menaxhimit, duke i marrë si model arritjet teorike, praktike dhe përvojën e vendeve ku sot futbolli është në nivele më të larta. Paraqitja e figurave, skemave, grafikoneve dhe tabelave si formë demonstrimi ndihmon në konkretizimin e lëndës që shtjellohet në tekst. Përmbajtja e shkruar në tekst, nga kolegët trajner, pedagog të mirret si provokim dhe stimulim metodik në sensin pozitiv me qëllime krahasimi, eksperimentimi, zbulimi, avansimi dhe aplikimi të metodave, formave, mjeteve dhe teknologjive të reja nga ato të shumta që ekzistojnë, por jo të miren si të vetme të "përkryera". Ky tekst me siguri dotë plotësojë sadopak zbrastinë e literaturës të paktë që kemi në këtë lëmi, e njëherit do të jetë ndihmë për shumë trajnerë të futbollit në procesin e trajnimit, pedagogëve në teorinë e futbollit, e posaçërisht është tekst i pështatshëm pë studentët e fakulteteve të kulturës fizike dhe trajnerëve të futbollit që vijojnë ligjeratat në shkollat e larta të trajnerëve për liçensë B, A dhe UEFA PRO liçensë.
Për Autorin: I lindur me 09.04.1950 ne Presheve. Ish futbollist, pedagog i kulutres fizike, shkollimin per trajner e kreu ne Sllovaki, është bartes i licenses "PRO" te UEFA-s, trajner ne ekipe te Sllovakise, Maqedonise. Pjesmarres ne disa seminare te UEFA. Autor i disa punimeve nga lemia e futbollit. Momentalisht jeton dhe vepron ne Presheve. |