|
|
Angela Martini e 5 për Shqipërinë në Miss Universe |
|
Shkruar nga Rainca.com
|
|
E Enjte 26 Gusht 2010 19:00 |
|
Përfaqsuesja e Shqipërisë zgjedhet e pesta në Miss Universe 2010. Kostumi me të cilin ajo u paraqitet në këtë aktivitet është designuar nga "Victoria's Secret" dhe i ka kushtuar organizatës shqiptare të Miss Universit 6000 dollarë. Martini, e cila është lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër, është një nga modelet-eksporte më të bukura zvicerane. (Informacionet janë marrë nga shtypi Zviceran; dhe foto nga peshkupaujë.com) |
|
Aktualizimi i fundit ( E Enjte 26 Gusht 2010 19:13 )
|
|
|
Pirro dhe Inva ndahen ligjërisht |
|
Shkruar nga Rainca.com
|
|
E Mërkurë 30 Qershor 2010 15:45 |
|

Firmoset divorci mes çiftit të mirën johur të artistëve, Inva Mula-Pirro Çako. Vendimi u mor dje nga gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar dhe kujdestarinë e djalit të lindur si fryt i martesës së sopranos shqiptare me famë botërore dhe bashkëshortit të saj, kantautorit të mirënjohur, Pirro Çako. Sipas gjykatës, Anthony, 14 vjeç do të qëndrojë me të ëmën, Inva Mula në Paris, ndërsa ka detyruar të atin Pirro Çako të paguajë një shumë prej 10 mijë lekësh për mirërritjen dhe edukimin e tij. Në vendimin e gjykatës, thuhet se kantautori do të mund të takohet me të birin sa herë të ketë mundësi, për shkak se jetojnë në dy shtete të ndryshme, Anthony në Francë, ndërsa vetë ai në Tiranë. Kriza mes çiftit të njohur duket se nisi prej momentit kur Pirro Çako vendosi të linte Parisin dhe të rikthehej në Tiranë, megjithatë gjykata nuk u mor me caktimin e fajësisë. Si sopranoja, ashtu dhe këngëtari, flitet se kanë nisur histori të reja dashurie, por zyrtarisht nuk e ka pranuar asnjëri prej tyre. Duket se për zyrtarizimin ishte bërë pengesë firma e gjykatës, çka ligjërisht i ka dhënë fund martesës së tyre. (marën nga, bw.balkanweb) |
|
|
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Vijuesi > Fundi >>
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |