Fondi i Bashkësisë Lokale Raincë!

Opinionjpg

Me datë 5 tetor 2018 Bashkësia Lokale (BL) e Raincës me shumicë votash ka themeluar fondin e BL Raincë. Ky fond ka organin mbikëqyrës dhe ka të definuar shumë vjetorë për individët privat prej 500.00 dinar dhe ata juridik 2000.00 dinar, raporton BL Raincë në faqen e saj zyrtare. Mbetet i pa qartë dokumenti themelues i fondit, i cili definon qëllimet, rregulloret, donacionet, destinacionet etj.

Fondi në fjalë i BL mendoj unë i ngjanë më shumë një xhirollogarie të BL Raincë, i cili edhe i ka munguar shumë BL në Raincë dhe do të lehtësonte shumë punë të BL në Raincë dhe palëve tjera në relacion me të. Një fond të tillë si ky i BL ka sot Këshilli i Xhamisë në Raincë, që ka për qëllim mirëmbajtjen e objekteve dhe hapësirave fetare. Një ide për themelimit e një fondi të ngjashëm si të BL kishim me Fondin Zhvillimor nga mërgata e Raincës, i cili me statut kishte për qëllim përfitimin e dyfishtë, të anëtarëve të saj dhe vendlindjes. Mirëpo atë kohë mërgata e Raincës kishte vendosë që të themelohet një shoqatë, me qëllime zhvillimore, humanitare, kulturore dhe sportive për Raincën.

Prandaj mendoj që ky fond i BL-ës Raincë nuk duhet të shihet nga mërgata si alternative apo konkurrenz me Shoqatën “Rainca”, sepse do të dobësoj edhe më shumë shoqatën.

Muhamet Ilazi, 14.10.2018