Ju kujtohet Haxhi Sadria, shitësi i akulloreve me biçikletë?

b_500_400_16777215_00_https___s-media-cache-ak0pinimgcom_736x_7f_07_85_7f07852034e2c6ff3769cf9f9979568djpeg

Ardhja e Haxhi Sadrisë në fshat ishte sikur të vinin krushqit të dielave. Fëmijët gëzoheshin shumë dhe bërtitni me zë: “erdh Haxhi Sadrija”, “erdh Haxhi Sadrija”.

Haxhi Sadria vinte veçanërisht gjatë verës, kur në fshatrat e Preshevës mbretëronin temperatura të larta. Për fëmijët ardhja Haxhi Sadrisë ishte si me qenë ai nga bota e çudirave, sepse u sillte shumë akullore, ëmbëlsira dhe lodra.

Një akullore kushtonte sa një ve apo njëqind banka të atëhershme. Por për një lodër duheshin besa dy ve apo dyqind banka.

Të mjerët nënat, të cilat në njërën anë gëzoheshin për fëmijët e tyre, por kur mbeteshin pa ve mallkonin Haxhi Sadrinë me kapelën e tij të qëndisur lula lula.

Biçikleta moderne me çadër për shitje të akulloreve e ngjitur këtu, e postuar për shitje te pinterest.com, do të kishte qenë për të një shpëtim, kur kujtojmë ato verat e nxehta me temperaturat e larta.

Muhamet Ilazi

Rainca.com, 08.02.2017