Me e zor nuk shkon: Bie më në fund koalicioni APN-PVD!

b_550_440_16777215_00_images_Opinionjpeg

Është e ditur që çdo gjë që shkon me zor, „herë do kur do“ prishet. Apo ndryshe siç thuhet për çiftet: Martesa e shpejtë nuk zgjatë shumë. Në veçanti në dy shkrimet e mia të mëparshme për këtë temë kamë cekë marrëveshjen si maratonike, për vetëm dy ditë pas zgjedhjeve komunale.

 

Në këtë marrëveshje të parë është parë qartë, që Partia për Veprim Demokratik (PVD) kishte vënë prioritetet e saja, që tregonin kthimin e saj të fuqishëm në skenën politike në Preshevë. Alternativa për Ndryshim (APN) e kthej PVD-ën në pushtetin komunal pas një pauze të gjatë si parti opozitare. Risia tjetër ishte, se koalicioni APN-PVD lëkundi edhe partinë më të madhe në Preshevë, Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila përjetoi një dridhje të brendshme në prag të zgjedhjeve të saja partiake. Oponentët partiak brenda PDSH shpresonin që me humbjen e pushteti komunal, Ragmi Mustafa vullnetarisht do ta dorëzoj timonin e partisë, mirëpo këto ishin vetëm dëshira, sepse PDSH-ja e Ragmi Mustafës nuk i kualifikoj këto zgjedhje si humbje, por si dobësim apo marrje të pushtetit nga tjerët pa e konsultim me PDSH-ën. PDSH-ja dhe Ragmi Mustafa nuk kishin përgatitur për ndonjë kandidat brenda partisë si PVD-ja, që do të ishte i përshtatshëm për kryesinë e partisë. Ata ishin të bindur në fitore dhe në marrje të pushtetit edhe për një mandat.

 

Qëllimi i PVD-ës në koalicion ka qenë i qartë që në fillim, që në çdo aspekt të favorizohet PVD-ja, Riza Halimi si dhe Ardita Sinani, kurse Shqiprim Arifi të jetë në rolin e dytë apo të jetë aty sa për sy e faqe, se “ashtu ashtu” APN do të jetë e varur nga fuqia intelektuale e PVD-ës. Mirëpo APN mori timonin me gjithë kompetencat që posedonte, dhe si Parti kishte ardhur në politik me një qëllim për të bërë ndryshimin, e jo për të forcuar PVD-ën. E kjo ëndërr nuk i doli APN-ës, sepse PVD në realitet nuk ishte partner për ndryshim, por për rimarrje të pushtetit me kuadrot e saja të reja. Dy parti në koalicion me krejtësisht interesa dhe qëllime të ndryshme diametrale.

 

Me këto përçarje të brendshme partiake si dhe ndërpartiake politika në Preshevë ka hyrë në një krizë edhe më të thellë politike. Kjo do të ketë pasoja edhe më të thella se deri tash jo vetëm në rrafshin socialë, ekonomikë dhe politikë, por edhe në vetëdijen, moralin dhe identitetin e qytetarit në Preshevë.

 

Muhamet Ilazi

 

Rainca.com, 03.03.2017