Pozita dhe opozita me zor në Preshevë!

20080619_1674310426_ssa54759jpg

Në një shkrim të mëhershëm kamë bërë një koment në lidhje me krijimin e shpejtë të koalicionit qeverisës mes PVD dhe APN. Atëherë e quajta si një koalicion të zorit, sepse heku qafe PDSH-ën për dy ditë - pa pritur e pa kujtuar. Gjatë periudhës së qeverisjes së tyre tash e disa muaj ka pas edhe zëra pakënaqësie mes partnerëve, të cilat disi prapë janë shuar. A do të jetë kështu edhe në të ardhmen mbetet të shihet. Kjo qeverisje e re kishte edhe disa sfida tjera si për shembull me konstituimin e kuvendit komunal, pastaj zgjedhjen e drejtorëve dhe në fund me përpilimin e buxhetit komunal. Paramendoni gjatë diskutimit të buxhetit në Kuvendin Komunal nuk kishte as ngrohje, por edhe mikrofonat nuk funksiononi si duhet. Në atë ftohtë ranë disi asambleistat komunal në ujdi me Buxhetin e Komunës të titulluar nga Komuna e Preshevës: „Arsim cilësor dhe ekonomi të qëndrueshme“. Një titull vetëm i kopjuar diku jashtë, por që nuk ka parasysh realitetin që gjatë viteve Presheva ka nxënës pa libra, mësues pa diploma të vërtetuara, arsim pa perspektiv, papunësi e madhe, pakicë pa drejta, popullsi në emigrim etj. etj. Këto probleme tashmë si historike dhe makropolitike nuk besoj që ky buxhet apo një tjetër me çfarëdo titulli do ti eliminoj.

Opozita, ose këta jashtë pushtetit, nëse mundë ta quaj kështu, po shkon gjithashtu me zor. Disi sikur janë në shok që kur u formua koalicioni i lartë përendur AP. Partia më e madhe PDSH si fituese e këtyre zgjedhjeve pati disa dridhje të vogla para zgjedhjeve të brendshme partiake, dhe e ka disi vështirë të drejtohet. Se si do të rrjedhin gjërat në këtë parti mbetet të shihet. Partitë tjera debatojnë në kuvend të Preshevës sikur të humbura në mjegull - e kanë humbur busullën politike - por disi me shpresë që ky koalicioni i zorit I AP-ës një ditë të bjerë, e këtyre partive të vogla t’ju rritet vlera, sepse fati i tyre ekzistencial është në pikëpyetje.

2017 e pretë Preshevën me befasi të reja politike në të gjitha taborët, sepse “politika” është bërë që moti kafshatë goje për të gjithë. Më në fund mundë të them lirishtë, se një krizë e ftohtë (si ky dimër) e të thellë politike dhe institucionale e ka kapluar Preshevën që moti. E kësaj as dreqi nuk është tu i ra në fije.

Uroj që të keni një vit të suksesshëm dhe me plot shëndet në familjet tuaja.

 

Koment për fundvit nga Muhamet Ilazi.

(Mendim personal i autorit, nuk reflekton politiken redaktuese të portalit).

Rainca.com, 02.01.2017