Demokracia në Parlamentin e Kosovë!

Një video dhe shumë tjera domethënëse nga politika parlamentare. Derisa opozita fishkëllen me filikaqe dhe hedhë gazë lotsjellës, pozita voton ligjet! Gjithashtu shihet se si Albin Kurti shëtitet para foltores si me qenë prijës i protestuesve në rrugë dhe siç duket është bërë imun ndaj gazit lotsjellës. Në parlamentin e Kosovës nuk munguan edhe vezët. Ligjvënësit e Kosovës siç duket kanë harxhuar diskursin politik dhe kanë filluar si mjet për realizimin e qëllimeve të tyre politike mjetet jo konvencionale. Këto janë kuriozitete, të cilat do të gjejnë vend në videot e parlamenteve të dhunshme në historitë e parlamenteve si në Indi dhe Ukrain.
Rainca.com (18.10.2015)