Dokumentar për Xhaminë “Al-Shems” në Rebstein SG me rastin e 25 Vjetorit

b_600_500_16777215_00_http___al-shemsch_images_Foto_20150617_203947_resizedjpeg

Kontributi i Raincasve në Xhaminë / Bashkësinë „Al – Shems“ si dhe fondet tjera ishte gjatë 25 viteve jashtëzakonisht i madh.

Me datë 13 shkurtë 16 u organizua eveniment me rastin e 25 vjetorit të themelimit të xhamisë “Al-Shems” në Rebstein. Ky manifestim u organizua nga Kryesia e Bashkësisë Islame „Al-Shems“ në Rebstein, ku pjesëmarrës ishin shumë mysafirë kontribuues në këtë Xhami si dhe politikan komunal të Rebstein-it.

Në këtë manifestim u shfaq për herë të parë filmin dokumentar: "Shtëpia e All-llahut", i cili flet për historikun e xhamisë "Al-Shems" në Rebstein që nga themelimi i saj e deri sot. Shfaqja u organizua nga Kryesia e Bashkësisë Islame "Al-Shems" në Rebstein. Autorët e filmit përshkruajnë këtë dokumentar kështu: „Dokumentari bazohet në rrëfime dhe dëshmi reale se si bashkatdhetarët tanë me gjithë përpjekjet dhe angazhimin e tyre arritën të hapin një faltore ku myslimanët mund të kryejnë adhurimet dhe obligimet që kanë ndaj Zotit të tyre“

Vlen të veçohet fjala e një ndër imamëve të parë të Xhamisë Ali Vehbija, i cili e theksoj në fjalimin e tij kontributin e madh të anëtarëve respektivisht mërgimtarëve nga „Lugina e Preshevës“ të rajonit të Reihental-it. Ata përkrahën Xhaminë “Al-Shems” si dhe e veçuan në të gjitha fondet për Kosovë, Maqedoni si dhe Luginën e Preshevës gjatë luftërave të fundit.

Edhe kontributi i Raincasve në këtë Xhami / Bashkësi „Al – Shems“ si dhe fondet tjera ishte gjatë 25 viteve jashtëzakonisht i madh. Duhet të theksohet gjithashtu se imami Mulla Salihu nga Rainca fali Taravitë e para për Xhehmatin e Rebstein-it, një ngjarje të cilën në manifestim shumë bashkatdhetarë e kujtojnë me entuziazëm.

Rainca.com, 05.03.2016

Shikoni videon në YouTube