Iku për të mos ikur kurrë!

20080812_1667320558_dsc00442 1jpg

Lajmi për largimin nga kjo botë e Ruhan Xhelilit ishte dje shumë i hidhure. Aq edhe më i hidhur ishte lajmi për aksidentin e tij tragjik në gushtë të këtij viti. Në angazhimin tim në shoqatën „Rainca“ ka qenë një ndër prioritet kryesore përmirësimi i kushteve dhe jetës në Raincë. Në mbledhjen e fundit të përgjithshme të shoqatës të udhëhequr nga unë kemi propozuar si prioritet për kryesitë e ardhshme, që në shufrat e vendosura në skajorin e investuar nga shoqata të montohen rrethojat e metalta, të cilat do të ishin një mbrojtje sadopak e vogël si për këmbësorët, biçikletat po ashtu edhe për makinat që në kushte të vështira atmosferike të parandaloj aksidente fatale. Ky projekt mbet tek tjerët siç duket i pa rëndësishëm dhe fatkeqësisht nuk u realizua kurrë!

Ruhani iku nga kjo botë për të mos ikur kurrë. Siç thonë tek ne: zoti i merr të mirët, kurse neve na jep një mesazh të fortë, që të mos merremi me gjëra të kota, por të bëhemi më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm. Ruhani ishte i kujdesshëm në relacion me shokët, miqtë e dashur në Raincë. Në një kërkesë timen në emër të Rainca.com, që ai të angazhohet si gazetar për Rainca.com, Ruhani si një djalë që ishte i drejtë dhe shpirtmirë më tha se nuk mundet ta pranoj një detyrë të tillë, sepse nuk donë të përçaj bashkëvendëset e tij. Duke i pas parasysh rrethana e atëhershme në vend dhe duke e njohur mirë situatën e kisha të qartë këtë vendim të tij. Një djalë i drejtë, me dinjitet dhe pa anime, virtyte shumë të larta njerëzore, kështu e njoha edhe gjatë fëmijërisë. Kështu e njohëm të gjithë në Raincë dhe kështu do ta kujtojmë për jetë. Ai ishte me ne, me Raincën dhe do të mbetet te të gjithë i pa harruar përgjithmonë.

Muhamet Ilazi

15.10.2016

(Ky koment është personal i autorit dhe nuk pasqyron mendimin e redaksisë)