Mbledhja e V e shoqatës „Rainca“ (Koment)

Për herë të pestë u takuam të gjithë anëtarët e shoqatës „Rainca“ në ambientet e bashkësisë Islame të Regensdorf-it. Kësaj radhe merrte pjesë një numër i madh i anëtarëve, ku salla ishte e stërmbushur me Raincasë. Kishin ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës.

Në hyrjen e saj kryesia aktuale shpalosi të arriturat e saja. Fjalën e mori kryetari, e pastaj arkëtari dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. U bë një prezantim modern, por nga një herë pak sa korrespondonte ajo çka thuhej me atë se çka prezantohej. Për lëvdatë është, se dikush në kryesi kishte marrë punën e përgatitjes së mbledhjes me seriozitet dhe kishte punuar goxha si shumë. Gjithkund kishte letra me hyrje dhe dalje, si dhe përshkrime të aktiviteteve, të cilat për qytetarin e thjeshtë këtu në Zvicër u duken pak si sfiduese për t’i kuptuar. Kryesia brenda vitit kishte bërë shumë, për mendimin tim shumë më shumë, por siç duket kjo kryesi në krahasim me ato të mëparshmet kishte vullnet të madh për të bërë shumë dhe mundësi kohe. Në këtë koment, po marrë si shembull vetëm dy projekte, sepse gjithë ajo çka u prezantua është vështirë këtu të përshkruhet. Projekti i parë ishte ai i bartjes së dheut të varrezave te shtëpia e shëndetit. Për financimit të këtij projekti, ne si anëtarë patëm vendosur qysh në mbledhjen e IV. Gjithashtu ne patëm theksuar në këtë mbledhje, se shoqata nuk përzihet në kontekstet mes Bashkësisë Lokale dhe kompanitë që veprojnë në Raincë. Kryesia siç duket ka ndryshuar strategjinë dhe ka ndërmjetësuar aktiv në këtë çështje, ku edhe ka ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Sigurisht se dikujt me këtë participim të shoqatës ju ka bërë qejfi, e dikujt tjetër jo. Projekti i dytë i cili krijojë një zhurmë goxha të madhe në fund të mbledhjes, ishte ai i asfaltimit të rrugës prej urës së Bakanëve deri te varrezat e fshatit. Arsyetimi i disa anëtarëve të kryesisë për marrjen e kësaj nisme ishte, se dikush e paska pasur të pa kuptimtë dhe të pa drejtë pse komuna e Preshevës bash në këtë pjesë të fshatit ka stopuar asfaltimin e rrugës dhe punimin e shtratit. Por ata disi harruan, se komuna ka lënë shumë projekte për vitet e ardhshme mu për shkaqe të buxhetit të kufizuar si për shembull punimet rreth shtëpisë së shëndetit që zgjasin në disa faza.

Kjo Kryesi për përfundim, në dallim nga ato të mëparshmet, nuk pati asnjë projekt për të votuar me anëtarët e saj shumicë. Si thash edhe në fillim kryesia kishte vendos të bëj sa më shumë punë edhe atë vetë. Bile, bile kishte pasur të tjerë jashtë saj të cilët e kishin nuhatur këtë aktivitet të madhë, si për shembull autorë librash nga qyteti e investitorë tjerë të cilët kishin paraqitur kërkesa me shuma të mëdha për projektet e tyre, por të cilat me të drejt ishin refuzuar nga kjo kryesi. Në fund të këtij prezantimi kishin radhën vërejtjet, sugjerimet, këshillimet, kritikat, mospajtimet etj. të anëtarëve të shoqatës. E i gjithë ky debat në fund zgjati më shumë se sa prezantimi i kryesisë.

Në debatin e fundit kishte mospajtime të ndryshme të anëtarëve në lidhje me shumë nisma të kryesisë. Dikujt në mbledhje nuk i pëlqej, që kryesia ka vendosë ti kushtoj më pak vëmendje sportit. Dikush nuk u pajtua me vërejtjet e kryesisë për mosvazhdimin e mbajtjes së mëtutjeshme të takimeve sportive dhe kulturore të mërgimtarëve në vendlindje. Kurse njëri nuk pat kundër kësaj diçka të keqe, por tha se si banorë i kësaj lagje nuk po ndihet rahat dhe propozoj që ky aktivitet të bëhet diku jashtë fshatit, në fushë. Njëri që kishte ardhur për herë të parë, pati një vërejtje për kryesinë e mëparshme, se kryesia e mëhershme te skajori nuk e paska përcjell punën si duhet, e kjo punë na qenka kryer nga kompania për dy ditë! Mirë, këtu mu dashtë si anëtarë i kryesisë së mëhershme t’i përgjigjem këtij anëtari të ri, ndoshta për të katërtën herë në këto mbledhje. Kisha ardhur me disa pyetje për kryesinë, sepse një vit nuk ishim dëgjuar, të cilat më në fund i lashë anash! Sidoqoftë pyetjet dhe kritikat qofshin individuale apo shoqërore nuk kishin të ndalur. Bujë më të madhe pati asfaltimi i rrugës prej mëhallës së Bakanëve e deri te varrezat e fshatit. Dikush filloj të këshilloj shoqatën që mos ta nis këtë projekt, se vërshimet e mëdha të ujit do ta dëmtojnë asfaltin, sepse njëherë duhet filluar me shtratin. Një tjetër i pa mundësit e shoqatës të kufizuar në këtë projekt. E njëri tha se kjo mundë të jetë politike. Goxha patë edhe anëtarë të cilët u prekën për shumën marramendëse që do të financohet në këtë projekt, e ata thanë, se paska raste më urgjente të rënda shëndetësore dhe sociale në fshat, të cilëve duhet kushtuar vëmendjen, po citoj « Shoqata nuk është themeluar me asfaltuar rrugë, por me qenë aktive në rastet e vogla por të rëndësishme humanitare, sociale si dhe aktivitetet tjera ». Edhe për kapelën kishte specialistë këtu nga Zvicra, ata i dhanë kryesisë goxha këshilla të mençura profesionale, se si me pak para edhe ky projekt mundë ta përfundoj.

Të shumta ishin këto kritika dhe pak të pa durueshme për anëtarët e kryesisë. Ato i mbuluan disi të arriturat dhe lëvdatat e shumta të tyre në fillim. Anëtarët e kryesisë u ndanë disi të zhgënjyer në fund, por mbetën të përkushtuar që të vazhdojnë punën.

Shkruan : Muhamet Ilazi*

*Komentet e shkruara në këtë artikull janë personale të një anëtari të shoqatës „Rainca“.

Rainca.com, 10.02.2015