Me 20 nëntor ishim me dhe për Raincën!

Me 20 nëntor 2015 u mbajt manifestimi tradicional me mërgatën e Raincës në Zvicër. Në prag të ditës së 28 Nëntorit ditës së Flamurit ishte një manifestim si herën e fundit, por diçka më shumë se vet festa kombëtare. Ky manifestim jo vetëm që bashkoi gjithë Raincën nga gjithë Zvicra dhe më gjerë, por ai po arrin të bashkoi njerëz me apo pa anime, simpati, ideologji, interesa etj. Kjo është në plotni me qëllimet tona të shkruara në statutin e shoqatës sonë. Kjo disi është në frymën me festat e nëntorit por ka edhe diçka tjetër më të veçantë dhe më madhore, e ajo është se po frymëzon dhe po formon bashkimin e njerëzve e këtij vendi në të ardhmen.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit kaluam shumë mirë, ku në qendër të vëmendjes ishte argëtimi dhe bashkimi i njerëzve. Dikush pyeti « se kush e nisi dhe si erdh te kjo, dhe tha vet nuk është me rëndësi sepse ne po kënaqemi dhe po çmallemi ». Në të vërtet ishte kështu, me rëndësi ishin çastet e mira që po i kalonim bashkë dhe në atë numër aq të madh të pjesëmarrësve me mbi 200 veta. Për këtë duhet ti falëminderohemi shoqatës që ekziston dhe që po punon në të gjitha drejtimet ashtu si kemi paramenduar në fillim.

Duhet theksuar në veçanti, se për këtë manifestim mirënjohje kanë organizatorët dhe vullnetarët, që këtë natë e bënë kaq madhështore. Meritë e veçantë është edhe e kryesisë që bëri shumë punë paraprake dhe përgatitore. Megjithatë janë  « Raincalitë » këtu (Zvicër) dhe më gjerë, të cilët ju përgjigjen këtij manifestimi, ku pa ta gjithçka nuk do të kishte kuptim.

Në fund të këtij komenti mund vetëm të themi: Ejani të gjithë edhe vitin e ardhshëm se do të bëhet mirë me Raincën dhe për Raincën.

Komenti pasqyron mendimin personal të autorit Muhamet Ilazi.

(Rainca.com, 28.11.2015)