Ndahet nga jeta punëtori i fshatit Fatmir Alimi

b_600_450_16777215_00_images_raincafoto_dsc01204jpeg

Shumë herë kamë shkruar për kontributin e shumë njerëzve, shoqatave apo institucioneve, por asnjë herë për punëtorin, i cili u kujdes shumë për pastërtinë e varrezave dhe pastërtinë në fshat, por para së gjithash për një imazh të mirë të fshatit Raincë. Ai është Fatmir Alimi, i cili para disa ditëve u nda nga jeta.

Një lajmë i hidhur për fshatin por edhe për mua personalisht, sepse kisha rastin në cilësinë e kryetarit të shoqatës „Rainca“ ta njohë dhe të bashkëpunoj me Fatmirin. Fatmiri ishte i urtë, komunikues dhe i pa lodhshëm për punët që i ishin besuar në fshat.

E shfrytëzoj rastin ti shpreh familjes Alimi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Fatmiri do të mbetet gjithnjë në kujtesën tonë. Zoti e shpërbleftë për punë e tij të palodhshme.

Për këtë rast organizohet e pame të dielën, më 01.11.2015 në Xhaminë e Dietikonit, Löwenstrasse 11, 8953 Dietikon.

Muhamet Ilazi, 31.10.2015