Rregullohet shtegu i ecjes në varrezat e fshatit Raincë
![b_460_600_16777215_00_images_WhatsApp_Image_2019-11-15_at_201157jpeg](http://files.designer.hoststar.ch/0f/93/0f935018-db9f-417c-bb2d-801f31ffe5df.jpeg)
Varrezat e fshatit Raincë kanë marrë një pamje tjetër. Aty është bërë shtrimi i shtegut për ecje përgjatë varreve si dhe është bërë shtrimi i shtegut dhe vendit të faljes së xhenazeve.
Organizatorë i projektit është Shefqet Abduli. Kurse projektin e kanë financuar bashkësia i xhamisë së fshatit, Shoqata «Rainca» si dhe shumë bashkatdhetar nga Rainca. Komuna e Preshevës e ka ndihmuar projektin me 400 m2 plaka.
Rainca.com, 15.11.2019