Sot në ora 15:00 ndeshja e shumëpritur Shqipëri vs. Zvicër

b_660_532_16777215_00_images_13312708_1103462073046106_2193140896192519388_njpeg

Shqipëria luan sot ndeshjen e parë në historinë e saj në një kampionat të rëndësishëm internacional si Kampionati Evropian Franca 2016.

Ajo do të ballafaqohet me Zvicrën, e cila gjithashtu në radhët e saja ka disa lojtarë me prejardhje  Shqiptare e me nënshtetësi Zvicerane.

Për shumë një ndeshje historike, sepse kësaj radhe tifozët por edhe lojtarët do të jenë me emocione të përziera. Për herë të parë dy vëllezërit si Granit Xhaka (për Zvicrën) dhe Taulant Xhaka (për Shqipërinë) do të jenë kundërshtarë në fushën e futbollit, por edhe shumë tifozë të lindur e me punë në Zvicër do të jenë me ndjenja të përziera, edhe pse për Shqipërinë zemra do të rrah më shumë!

Në këtë ndeshje Shqiptaro vs. „Shqiptare“ mbetet si opsion shprehja e përgjithshme sportive:

Le të fitoj më i miri!

Rainca.com, 11.06.2016